Lajme Shqip Monday, 15 October 2012 14:15

Prishtinë – Grupi parlamentar PDK-së i ka propozuar sot Kryesisë së Kuvendit të Kosovës një rezolutë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Rezoluta e propozuar nga grupi parlamentar i PDK, parasheh normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë ndërkohë që kërkon që Kuvendi i Republikës së Kosovës të mbështes procesin e normalizimit të marrëdhenieve mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete te pavarura. Adem Grabovci shef i grupit parlamentarë të PDK-së tha se përmes kësaj resolute Kuvendi duhet t’i jap mandate qeverisë për udhëheqjen e dialogut me Serbinë:  Kuvendi rikonfirmon parimin që ky process mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësohet nga BE-ja dhe të mbështetet fuqishëm nga SHBA-të.

Dialogu dhe rezultatet e tij duhet të jenë në pajtim me sovranitetin e Kosovës, subjektivitetin ndërkombëtarë, integritetin territorial dhe rregullimin e mbrendshëm kushtetues. Kuvendi I Kosovës autorizon qeverinë e Kosovës që të udhëheq këtë process me pjesëmarrje të komisioneve të Kuvendit të republiëks së Kosovës.

Ndërsa Lutfi Haziri nga LDK-ja tha se kjo rezolutë duhet të debatohet në kushte kushtetuese në Kuvend, pasi është e nevojshme të dihet për axhendën dhe bisedimet me Serbinë.

Glauk Konjufca nga Vetëvendosja këtë rezolutë e quan shumë të dëmshme Rezoluta për normalizimin e marrëdhënieve me serbinë pritet të debatohet në seancën e Kuvendit të Kosovës që do të mbahet këtë të enjte.(LajmeShqip.com)