Lajme Shqip Monday, 04 November 2013 15:24

Sipas rezultateve nga rreth 700 mijë vota të numëruara, Partia Demokratike e Kosovës në nivel vendi si parti ka marrë rreth 178 mijë vota, apo 27.6 %. Në këto rezultate LDK-ja e ndjek PDK-në me rreth 165 mijë vota, apo 26.2 %.

 

Këto janë votat që kanë marrë për asambletë komunale. AAK ka marrë rreth 90 mijë vota apo 14.1%, Vetëvendosje rreth 50 mijë vota apo 8% dhe AKR ka marrë rreth 34 mijë vota apo 5.2%.

 

Këto rezultate përbejnë 90 % të votave të përgjithshme të regjistruara. Kanë mbetur edhe rreth 70 mijë vota për t’u numëruara.