Lajme Shqip Thursday, 17 September 2015 10:27

Komunarët e Podujevës mund të përballen tash e tutje edhe me padi e kallëzime penale për shkak të dallavereve me pronat komunale. Këtë e ka paralajmëruar shefi i GK të PDK-së, Rafet Llapashtica, të mërkurën.

Ai ka thënë se tashmë janë “pjekur kushtet” që një gjë e tillë të ndodhë. Pas publikimit të dallavereve me 2 pronat komunale, restorantin “Mileniumi” në Orllan dhe objektin e ish-postës në Lluzhan, zyrtarët opozitarë kanë thënë se veprime të tilla të komunarëve ka edhe në raste të tjera të dhënies me qira të objekteve komunale, shkruan sot Koha Ditore.

Ata theksojnë se veprime të kundërligjshme janë bërë edhe së paku për dy prona të tjera, ish-hotel “Llapi” dhe objekti që e kishte në shfrytëzim një bankë private.

Shefi i GK të PDK-së ka thënë se nuk do të ndalen në publikimin e çfarëdo keqpërdorimi dhe uzurpimi të pronës publike.