Lajme Shqip Saturday, 29 March 2014 16:58

Partia Demokratike e Kosovës nuk mund të mburret se është forca më e madhe parlamentare. Nga e premtja, vendin e parë e ndan me Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilës ia pati marrë primatin në zgjedhjet e vitit 2007. Pas Jakup Krasniqit, Fatmir Limajt e Haxhi Shalës, së fundmi nga PDK-ja është larguar edhe deputetja nga Ferizaj, Lumnije Morina. Lëvizja e kësaj të fundit ka bërë që brenda një viti, partia e Thaçit të mbetet në vetëm 29 deputetë nga gjithsej 33 sa i ka pasur më herët. 

Ndërkaq partia e Isa Mustafës në zgjedhjet e fundit lokale, më 3 nëntor kishte sjellë në radhët e veta edhe dy deputetë, Muhamet Mustafën dhe Alma Lamën, duke e çuar kështu në 29 numrin e deputetëve të kësaj partie.