Lajme Shqip Saturday, 19 March 2011 20:54

Tiranë – Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet shprehu sot shqetësimin lidhur me zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë, pas arrestimeve të disa drejtuesve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një deklaratë të kësaj partie, theksohet se “lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejtë, në krah të partnerëve tanë perëndimorë”, ndërkohë që drejtësia ndërkombëtare ende nuk e ka thënë gjithçka për autorët, ideatorët dhe ekzekutorët e genocidit mbi shqiptarët, që largoi nga vatrat etnike 1 milion vetë, vrau mbi 10 mijë, shkatërroi 120 000 shtëpi, etj.
dhe është e bindur se EULEX, si një institucion i formuar nga partnerët e mëdhenj të kombit shqiptar, do të zhvillojë një hetim të paanshëm, që do të rezultojë në zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe në pafajësinë e luftëtarëve për pavarësi.