Lajme Shqip Thursday, 22 August 2013 16:04

Tiranë- Partia Demokratike e cilëson fushatë denigrimi dhe shpifjes sulmet e PS-së e cila kundërshton kalimin selisë blutë të Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë.

Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi në një konferencë për shtyp teksa ka sqaruar se territori tek selia e PD-së është pronë shtetërore dhe ajo pranë “Torre Drinit” e njohur si “Sarajet” është pronë publike, i cilëson akuzat e PS ndaj presidentit si tentativa për të njollosur figurën e presidentit Nishani, raporton BW.

“Së fundmi Edi Rama thotë se PD paska ndërmend të prishë selinë e të ndërtojë në truallin e ri, duke përfshirë edhe territorin përtej godinës ku gjenden Sarajet, dhe kjo sipas PS-së që të përfitojë Kreu i Shtetit. Sot po u bejme të njohura disa fakte publike dhe që i di cdo qytetar i informuar dhe i interesuar, përvec Partisë Socialiste. Territori tek selia e PD-së është pronë shtet. Ndërkohë, sarajet është monument kulture kategoria 1 dhe B dhe nuk mund të ndërtohet. Lejen e ndërtimit për këtë zonë mund ta jape vetem KRTSH, pra qeveria e ardhshme e vendit. Mund të verifikohet fare lehtë se godina e PD dhe trualli i saj kanë në hipotekë numrin 1/242. Parkingu i PD ka numër pasurie 1/66. Dhe prona e familjes Kosova, për të cilën shkruan gazeta Shqip, ka numër pasurie krejt tjetër, 1/65, dhe është godina e vjetër ngjitur me torre drin, sot e quajtur Sarajet”, deklaroi Vorpsi teksa shton se presidenti Nishani në mandatin e tij 5-vjecar si ministër dhe 1-vjecar si president nuk ka bërë përpjekje për ta hequr atë objekt nga lista e monumenteve të kulturës, pra për të bërë të mundur ndërtimin aty.

Partia Demokrqatike thekson se “me sulmet ndaj Institucioneve dhe opozitës, Edi Rama ndoshta përmbush komplekset e tij politike dhe nevojën për revansh që ndjen në venat e tij, por ai nuk do të mundet për asnjë moment të shkurajojë Partinë Demokratike në misionin e saj për të qëndruar në krah të qytetarëve përballë planeve për keqqeverisje dhe projekteve për përfitime personale të qeveritarëve të rinj”.