Lajme Shqip Monday, 01 July 2013 10:20

Tiranë – Kjo javë pritet që të jetë  shumë vendimtare për  Partinë Demokratike  pasi përkon dhe me  fillimin e procesit të  zgjedhjes së kryetarit të ri, pas  21 vite të drejtimit nga Sali Berisha. Pas dorëheqjes, si pasojë e  humbjes së thellë përballë koalicionit të majtë, të djathtët janë  në udhëkryq për të gjetur fig-urën e cila do të drejtojë PD-në drejt zgjedhjeve vendore  të 2015-s, që do të jenë ed-he sfida e parë për kreun e ri, shkruan sot “Shekulli”.Më i kuotuari nga kandidatët  është Lulzim Basha, kryetari  aktual i Bashkisë së Tiranës,  i vetmi që ka fituar përballë  Edi Ramës dy vjet më parë,  edhe pse mes shumë kontestimeve. Basha iu bashkua Partisë Demokratike të Shqipërisë  në janar të vitit 2005 si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) në  Partinë Demokratike në Tiranë, duke qenë përgjegjës  për ekspertët dhe komisionet e KOP-it në përgatitjen,  diskutimin dhe shpalljen e 17  projekt-platformave qeverisëse  për Partinë Demokratike. Ai u bë  anëtar i kryesisë së partisë në  maj të atij viti dhe shërbeu si  zëdhënës i PD-së gjatë zgjedhjeve parlamentare vitit 2005,  në të cilat ai u zgjodh në Kuvendin e Shqipërisë si deputet i  zonës zgjedhore nr. 33 në Tiranë.

Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, Lulzim Basha  u bë Ministër i Punëve Publike,  Transportit dhe Telekomunikacionit, ku shërbeu për një peri-udhë prej dy vjetësh, derisa ai  u emërua Ministër i Punëve të  Jashtme në vitin 2007. Në vitin  2007 Prokurori i Përgjithshëm  i Shqipërisë, Theodhori Sollaku,  do t’i kërkonte parlamentit të heqë imunitetin e Bashës nga  ndjekja penale në mënyrë që  ai mund të fillonte një hetim  me akuzën për korrupsion dhe  abuzim të pushtetit në lidhje me dhënien e kontratës  së ndërtimit të autostradës  Durrës-Kukës një kompanie  të përbashkët amerikano-turke. Por, shumë shpejt do  të vinte edhe hakmarrja ndaj  Sollakut, i cili do të shkarko-hej nga e djathta.

Pas zgjedhjeve të vitit 2009, Basha u  emërua si Ministër i Brendshëm në qeverinë e re Beri-sha, ku ishte dhe një nga  drejtuesit e Policisë në 21 janar, ku mbetën të vrarë katër  demonstrues të opozitës. Por,  ngjitja e shpejtë në strukturat  më të larta drejtuese të PD-së  brenda 8 viteve ngjalli jo pak  xhelozi dhe te Sekretari Organizativ, Ridvan Bode dhe te  kryetarja e Kuvendit, Jozefina  Topalli, që të dy pretendentë  të fortë për të zënë vendin e  Berishës, nëse PD do të humbte.

Por, pas humbjes së thellë  edhe në zonat e tyre, si Ridvan Bode, ashtu edhe Jozefina Topalli, janë shprehur se  nuk kanë në plan që të garojnë për kreun e PD-së. Aq më  tepër që në PD është ende si  deputet dhe një figurë e fortë  si kryeministri Sali Berisha, i  cili mbështet fuqishëm Lulzim  Bashën. Një tjetër kandidaturë që pritet të garojë është  edhe ministri i transporteve  Sokol Olldashi. Edhe Olldashi  ka tentuar të përballet direkt  me liderin e së majtës, Edi Ra-ma, për kryetar bashkie në Tiranë, ndonëse pësoi një humbje të thellë me 20 mijë vota diferencë. Që nga koha e  studimeve për jurisprudencë  fillon të punojë si gazetar në  Agjencinë Telegrafike Shqip-tare dhe më pas në gazetën  “Albania”, më vonë bëhet kryeredaktor i televizionit ATN. 

Vihet në krye të Forumit Rinor  të Partisë Demokratike dhe  në vitin 2001 zgjidhet de-putet në Parlament. Në vinitn 2005 mban postin e Ministrit të Brendshëm, Që nga viti 62007, emërohet në postin  e Ministrit të Punëve Publike,  Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë Berisha.  Ministri Olldashi është një  nga ministrat më jetëgjatë  të qeverisë Berisha. Gjithsesi, pas rezultateve të dobëta në qarkun e Fierit, ka pak  shanse. Burime nga PD thonë  që një tjetër kandidaturë do  të jetë nga qarku i Elbasanit. 

Nuk do të jetë ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili kryesoi  garën e PD-së në këtë qark,  por Eduard Selami. Humbja  në zgjedhje e Imamit por edhe  skandalet e njëpasnjëshme në  dikasterin që ai drejton, kanë  ulur ndjeshëm reputacionin në  radhët e demokratëve. Eduard  Selami, edhe pse shihet si një  ardhje e re në këto zgjedhje,  pas një largimi shumëvjeçar,  vështirë se do të arrijë të bindë  grupet brenda PD-së.