Lajme Shqip Friday, 10 May 2013 11:35

Tiranë – Partia Demokratike ka ndryshuar listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Nuk bëhet fjalë për ndryshime të emrave në pjesën fituese të listës, por në fund të saj. Konkretisht, në vendin e 31-të në listë do të jetë nënkryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Greta Koçi, ndërsa në vendin e 32-të, ish-deputeti i PD-së, aktualisht këshilltar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Baki Shehu, raporton BW.

Këta dy emra nuk figuronin në listën e publikuar tri ditë më parë në gazetën “Rilindja Demokratike”, organ i PD-së.

Ndryshe nga katër vjet më parë, zyra e shtypit e Partisë Demokratike nuk e ka publikuar ende zyrtarisht listën me 140 kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit në 12 qarqet e vendit.