Lajme Shqip Tuesday, 24 September 2013 16:59

Tiranë- Partia Demokratike i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, të mos vazhdojë rrugën e konfliktit politik dhe të mos cënojë statusin e nënpunësit civil.

Në një deklaratë për mediat,deputeti Eduard Halimi u shpreh se: “Nuk mund të pajtohemi dhe mund mund të japim pëlqimin tonë për këtë cënim të rëndë që po i bëhet statusit të nënpunësit civil. Kjo tentativë është më shumë së një kërcënim, madje është një kërcënim brutal ndaj opozitës”.

Sipas deputetit Halimi: “kryeministri Rama është ai që për 2 vjet me rradhë bllokoi rrugën në marrjen e statusit të vendit kandidat. Rama është gati të zerojë konsensuin e arritur për 3 ligjet, akt i cili rikthen konfliktin me opozitën”.

Eduard Halimi në emër të të gjithë Partisë Demokratike, i bëri thirrje kryeministrit Rama të qëndrojë larg prishjes së konsensusit për 3 ligjet dhe se opozita do ta mbrojë me forcë konsensusin e arritur. /BW/