Lajme Shqip Wednesday, 28 November 2012 12:15

Një djalë dhe një vajzë kanë lindur në ditën e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Fëmija i parë i shekullit të ri të kombit shqiptar, që ka ardhur në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldina” në Tiranë është një vajzë.

Vajza ka ardhur në jetë në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm të 100-vjetorit të Pavarësisë së Kombit Shqiptar.

Ndërsa fëmija e dytë është një djalë i cili ka lindur në maternitetin ”Koço Gliozheni” në Tiranë.

Djali, me emrin Liridon ka ardhur në jetë rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm të 100-vjetorit të Pavarësisë.(SH.O/LajmeShqip.com)