Lajme Shqip Wednesday, 21 November 2012 16:30

Prishtinë – Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim për shkarkimin nga pozita e Këshilltarit Politik të MPB-së, Sedat Gashi dhe pezullimin nga puna me pagesë, të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj dhe drejtorin e Departamentit për Prodhim të Dokumenteve, Besnik Berisha.

Pezullimi i këshilltarit Gashi, është bërë për shkak të mospërmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive si Këshilltarë Politik, ndërsa për zyrtarët, Camaj dhe Berisha për shkak të keqmenaxhimit dhe marrëdhënieve të këqija ndër njerëzore me stafin.

Procedurat e mëtejme për të lartpërmendurit do të zhvillohen në bazë të dispozitave ligjore në fuqi, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së brendshme.

Ende nuk dihet se shkarkimi i këtyre tre personave ka të bëj me skandalin e pasaportave dhe burgosjen e Natali Veliaj për këtë çështje.(LajmeShqip.com)