Lajme Shqip Friday, 26 August 2011 10:34

Tiranë – Zëvendësministri i Brendshëm shqiptar Ferdinand Poni komunikoi se ka mbërritur deri në 2 milionë numri i shtetasve të Shqipërisë që kanë aplikuar për pasaportë biometrike.

Sipas Ponit, aplikimi i 2 miliontë është kryer mesditën e së mërkurës, me një ritëm të kënaqshëm që sipas tij nuk e kanë shtetet e tjera.

“Nga korriku i vitit 2009, kur filloi prodhimi i pasaportave biometrike deri më tani janë prodhuar një milion e 970 pasaporta, ndërsa nga kjo shifër janë tërhequr nga qytetarët shqiptarë 1 milion e 920 pasaporta”, deklaroi zëvendësministri Poni.

Ndërsa për kartat e identitetit vetëm për javën që shkoi, sipas Ponit, ka patur kërkesa për aplikime nga 11 mijë qytetarë dhe se për të përballuar këtë fluks janë të gjitha kapacitetet e nevojshme.