Lajme Shqip Thursday, 10 October 2013 12:18

Tiranë- Ndryshon struktura e drejtorive të policive në qarqe. Burime nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur se me vendim të Këshillit të Ministrave ka ndryshuar struktura vertikale e Drejtorisë së Policisë, duke shkurtuar një pozicion të zëvendësdrejtorit, atë të sigurisë publike dhe rendit.

Pas shkrirjes së Gardës së Republikës janë shkrirë edhe patrullat “Shqiponja”, të Policisë së Tiranë. Në strukturën e re të Policisë së Shtetit, për herë të parë do të jetë edhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) që do të varet drejtpërdrejt nga Drejtori i Policisë së Shtetit. Ndërkaq me strukturën e re të policisë, shkrihet posti i zëvendësdrejtorëve për Sigurinë dhe Rendin në të 12 drejtoritë në qarqe.

Ky funksion do të asimilohet, ndërsa ndryshimet kanë prekur dhe njësinë elitë “Shqiponja” në Drejtorinë e Tiranës e cila shkrihet dhe kalon në varësi të komisariateve. Reparti “Shqiponjat” i ringritur në dhjetor të vitit 2012, pas shkrirjes së bërë në vitin 2006. Kjo ishte një strukturë brenda Patrullës së Përgjithshme por që varej nga shefi i këtij sektori në Policinë e Tiranë. /Shqiptarja/