Lajme Shqip Thursday, 10 September 2015 09:47

Mungesa e demokracisë brenda partive politike, linçimi i zërave ndryshe dominojnë në secilën parti politike në vend.

Dallimet e mëdha brenda subjekteve politike dhe pakënaqësitë e shfaqura në forma të hapura nga njerëzit brenda tyre kanë çuar deri te ndarjet në dysh e përplasjet brenda partive.

Ndarjet brenda partive janë treguar haptazi me deklarata kontroverse në PDK, LDK, AAK dhe së fundmi shumë e shprehur edhe në LVV, shkruan “Zëri”.

Ka mjaftuar vetëm një deklaratë e deputetit të LVV-së, Ilir Deda, i cili në mënyrë të hapur ka kundërshtuar heqjen e dhunshme të rrethojave të ndërtesë së Qeverisë së Isa Mustafës dhe zyrtarë të kësaj partie ta “linçojnë” atë, duke e kundërshtuar me të madhe nëpër rrjete sociale nga aktivistët e partisë.

Nuk është vetëm rasti i Dedës, por ky subjekt politik është ballafaquar me pakënaqësi dhe çarje të brendshme edhe më herët, të cilët kanë çuar deri te largimi i Ajnishahe Halimit, Arben Gecjat…etj. /Zeri