Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 18:34

Pas disa orë debate është miratuar në Kuvend me 119 vota pro Kodi Ajror, ligj ky që kërkonte shumicë të cilësuar.

Debatet mazhorancë-opozitë, kishin te benin kryesisht për linjat ajrore të cilave iu pezulluan avionët dhe stafit të Autoritetit të Aviacionit Civil, shqetësime te ngritura nga PS.

Gjuha me të cilën u debatua për Kodin Ajror, la fillimisht dyshime se mazhoranca dhe opozita nuk do të gjenin konsensusin, por në fund, deputetët bashkuan kartonat për t’i dhënë dritën jeshile zbatimit të ndryshimeve në ligjin për Kodin Ajror.

Ndërkohë debate pati dhe për pr/ligjet për energjinë. Pasi e cilësuan ligjin e mirë, i vetmi shqetësim për opozitën, ishte fakti se pse ky ligj që mbron 100% konsumatorin nuk u hartua më parë, por u soll me kaq vite vonesë në Parlament.

Neser ne rendin e ditës, Kuvendi pritet te miratoje projektligjet “Për sektorin e energjisë elektrike”, “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike”. Projektligji për disa ndryshime në, “Për sektorin e Energjisë Elektrike, të ndryshuar”.  

Ndërkohë u shty për nesër projektligji për energjinë. Po nesër pritet të jetë një ditë e gjatë dhe plot debate të forta pasi pritet të diskutohet dhe pr/buxheti 2012.