Lajme Shqip Tuesday, 25 August 2015 08:03

Barrikada mbi lumin Ibër apo i ashtuquajturi “Park i Paqes” do të hiqet me 1 tetor. Kjo marrëveshje është arritur gjatë bisedimeve që janë duke u zhvilluar sot në Bruksel. Këtë e ka konfirmuar ekskluzivisht ministrja për dialog Edita Tahiri.

Ajo, përmes një bisede telefonike ka bërë me dije se bisedimet kanë përfunduar rreth orës 21:00, ndërsa thotë se ka përafrim qëndrimesh edhe në dy çështjet e tjera.

Tahiri, tha se barrikada mbi lumin Ibër do të hiqet me 1 tetor, dhe do të jetë gati për këmbësor dhe automjete pas revitalizimit të saj.

Sot, sipas Tahirit është biseduar edhe për Energjinë dhe Asociacionin e Komunave Serbe. Për të parën Tahiri tha se do të bisedohet më gjerësisht nesër në takimin e kryeministrave, ndërsa për të dytën ajo lajmëron se ka pasur përparime.

Tahiri për KosovaPress, thotë se për Asociacionin nuk do lëshojnë pe dhe siguron që nuk do të ketë kompetenca ekzekutive në nivel të tretë.

 “Ne mbrojmë kushtetutën e Republikës së Kosovës, prandaj kemi qëndrim të vendosur që Asociacioni duhet të jetë sikur ai i komunave në Kosovë pa kompetenca ekzekutive. Janë pika k u mbrohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës që nënkupton që Asociacioni do të jetë një strukturë që ndihmon komunat dhe jo një strukturë që mund të vendos në emër të komunave. Sepse komunat me ligjin e Kosovës ka kompetenca për çështje lokale dhe ato nuk mund të barten në ndonjë strukturë tjetër”, tha Tahiri