Lajme Shqip Wednesday, 09 September 2015 10:54

Gjykata Themelore e Pejës ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për tre të miturit M.L, A.D dhe E.R nga fshati Dresnik i Klinës të cilët u arrestuan nën akuzat për lëndim të rëndë trupor, therje me thikë dhe sulm fizik ndaj një bashkëmoshatari të tyre që ishte nxënës i klasës së nëntë në shkollën “Mitrat Ciriazi” në Klinë

Tre të rinjtë iu kishin kërkuar haraç bashkëmoshtarëve të tyre duke i terrorizuar dhe së fundi edhe duke i sulmuar fizikisht,njofton Klan Kosova.

Kundrejt këtij vendimi është lejuar ankesa në afat prej 24 orëve nga momenti i pranimit, ankesa i dërgohet Gjykatës së Apelit të Kosovës nëpërmjet kësaj gjykate.