Lajme Shqip Thursday, 27 September 2012 00:13

Prishtinë – Papua Guinea e Re ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës. Lajmi eshte dhene nga RTK-ja, qe citon burime nga brenda Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, Ministria e Jashtme e Kosovës është duke pritur njohjen verbale nga Papua  Guinea e Re për të konfirmuar njohjen nga ky vend.

Burime të RTK-së brenda Ministrisë së Jashtme të Kosovës bëjnë të ditur që Papua New Guinea ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës.

Kjo njohje ka arritur si rezultat i vizitave të shpeshta të Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Sipas këtyre burimeve, Ministria e Jashtme e Kosovës është duke pritur njohjen verbale nga Papua  Guinea  e Re për të konfirmuar njohjen nga ky vend.(LajmeShqip.com)