Lajme Shqip Thursday, 02 February 2012 13:54

Mitrovicë – Kryetari i vetquajtur i komunës së Mitrovicës ka deklaruar se i është kërkuar atyre që të heqin dorë nga zhvillimi i referendumit në veri.

“Të enjten kam marrë një porosi nga një funksionar i lartë i Qeverisë në Beograd, që serbët e veriut të heqin dorë nga mbajtja e referendumit, sepse në vjeshtë të këtij viti ata i pret një vendim tjetër më i rëndësishëm”.

Pantiç shton më tej se kemi marrë një porosi që të heqim dorë nga referendumi dhe të mbledhim forcë për një gjë shumë më të rëndësishme, që do të mund të mbahet në shtator, ku do të vendoset për statusin special për veriun”.

Sipas tij oferta për status special në kuadër të Kosovës së pavarur, mund të pasojë pas zgjedhjeve parlamentare dhe formimit të Qeverisë së re në Serbi.