Lajme Shqip Wednesday, 05 September 2012 13:41

Tiranë – Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti deklaroi se Shqipëria ka shanse të mëdha që në tetor, të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. 

Duke theksuar se ky ishte mesazhi që mori pas takimeve të zhvilluara me zyrtarët të lartë evropian në Bruksel, Panariti vlerësoi se cështja e imunitetit nuk përbën pengesë për marrjen e statusit, pasi ajo është një sfidë që e kanë vendosur vetë klasa politike shqiptare dhe jo BE-ja. 

‘Shqipëria ka prespektivë të qartë integrimi dhe të gjitha shanset janë që të arrihet, ky është mesazhi që mu dha në Bruksel dhe mundësitë janë”,- deklaroi shefi i diplomacisë shqiptare. 

Ministri Panariti bëri me dije se Brukseli kërkon që të vijohet konsensusi për reformën zgjedhore si dhe ligjet që kërkojnë që kërkojnë 3/5.
“Konsensusi i madh që u matarilaiuzua me reformën zgjedhore të kalojë edhe me ligjet e tjera që kërkojnë 3/5. Pr/ligjet duhet të mbështeten me konsensus të gjërë dhe të mos jenë pjesë e axhendave partiake,. Ky është apeli si ministër i Jashtëm dhe qytetar i thjeshtë”,- apeloi Panariti. (LajmeShqip.com)