Lajme Shqip Friday, 29 July 2011 19:11

Prishtinë – Në mbledhjen e sotme të qeverisë kosovare, zv/kryeministri Behgjet Pacolli njoftoi kabinetin qeveritar se “në javën e dytë të muajit të ardhshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, Presidenti i Hondurasit, një mik i madh dhe mbështetës në procesin e lobimit për pavarësinë e Kosovës”.

Me këtë rast,  Pacolli theksoi se “Qeveria e Republikës së Kosovës do të bëjë të gjitha përgatitjet e duhura që Presidentit të Hondurasit t’i organizohet një pritje e merituar”.