Lajme Shqip Friday, 20 April 2012 17:00

Prishtinë – Zëvendës/kryeministri Behgjet Paçolli, në kuadër të angazhimeve për lobim, ka zhvilluar një turne të shkurtër në disa shtete të kontinentit të Afrikës.

Ai ka thënë se është vetëm çështje ditësh zyrtarizimi i njohjeve, me të cilat sipas tij do të kurorëzohet një proces shumë i rëndësishëm për Kosovën.

Gjatë këtyre vizitave, Paçolli ka zhvilluar takime të rëndësishme me krerë të lartë shtetesh të këtyre vendeve të rëndësishme në atë kontinent (emrat e të cilave nuk do t’i bëjmë publike në këtë moment), prej nga ka marrë garanci të fuqishme për njohje të shpejtë të Republikës së Kosovës.

Sipas zëvendës/kryeministrit Paçolli, në çdo moment pritet vetëm zyrtarizmi i një procesi shumë të rëndësishëm, për të cilin është shpenzuar shumë energji, kohë dhe mjete financiare për qëllime lobimi për njohjen e Republikës së Kosovës. (LajmeShqip.com)