Lajme Shqip Thursday, 28 April 2011 14:06

Prishtinë – Behgjet Pacolli tashmë është zv/kryeministër i Kosovës. Pacolli ka theksuar se asnjëherë nuk i ka interesuar pozita apo karrigia, por vetëm hapësira për të vepruar në kuadër të Qeverisë së Kosovës.

Ai nuk mund të thotë qartë nëse është zëvendëskryeministër i parë apo jo, por megjithatë ai nuk u pa ulur pranë kryeministrit Thaçi, aty ku realisht është vendi i dyshit të Qeverisë.

Ai ka theksuar se nuk ka përzierje të kompetencave në politikën e jashtme, ndërkaq premton njohje të reja.

Sa iu përket investimeve të huaja, Pacolli thotë se duhet të përmirësohet imazhi i Kosovës. Për një bashkërendim të tri dikastereve, lobimit, investimeve të huaja dhe funksionimin e ligjit në Kosovë, Pacolli ka thënë se është menduar të krijohet një Task Force, e cila do të mundësojë koordinim dhe punë më transparente dhe më efektive.