Lajme Shqip Thursday, 30 May 2013 11:35

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli në një intervistë në gazetën Tribuna, ndër të tjera ka zbuluar edhe një ngjarje të veçantë që atij i ka ndodhur gjatë fushatës lobuese për njohjet.

Në disa raste Pacolli ka qenë mjaftë kritik ndaj ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj, dhe kjo edhe i ka kushtuar.

Në një rast Radio Televizioni i Kosovës, edhe pse kishte realizuar një intervistë me Pacollin, nuk e kishte transmetuar atë, pasi ky aty kishte kritikuar ministrin Hoxhaj.

“Nëse kam qenë i lënduar prej ministrit Hoxhaj, kam qenë për shkak të disa fakteve. Çështja ka pasur të bëjë me Malin. Unë tash u takova me presidentin e Malit. Mali e ka dërguar njohjen dhe kurrë nuk e ka tërhequr atë. Por atje ka ndodhur një luftë dhe këshilli ushtarak që ka marrë pushtetin, ka propozuar të tërhiqet njohja. Vetëm propozimi ka ndodhur por nuk është tërhequr njohja. Unë kam konsideruar që leton të cilën ministri Hoxhaj ia ka dhënë vetë kryeministrit është valide. Ministri është tërhequr nga kjo njohje që vetë ia ka prezantuar kryeministrit. Mua kjo m’u ka dukur jodinjitoze dhe pë rkëtë kam folur në atë intervistë”, ka thënë Pacolli, për të shpjeguar se cilat ishin arsyet që kanë bërë që RTK të vendos që të mos e transmetojë fare intervistën e realizuar më të.

Sipas tij, intervista ishte bërë me kërkesë të RTK-së, por pas realizimit kanë vlerësuar se ajo nuk duhet të transmetohet.