Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 08:53

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova po stagnon dhe ngadalë po e humb edhe pozitën e vet ndërkombëtare që e kishte fituar pasluftës.

Pacolli në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se asnjëherë nuk ka pasur hapësirë për të vepruar në ndërtimin e shtetit. “Mua asnjëherë nuk me është dhënë shansi të ndërtoj Kosovën në çdo aspekt. Besoni se Kosova është duke humbur kohë, nuk ka lëvizje, nuk ka vizion, nuk ka veprime”, ka thënë Pacolli.

Ja postimi i plotë i Behgjet Pacollit:

I falënderoj me gjithë zemër të gjithë fansat, miqtë dhe koleget e mi për inkurajimin që më japin çdo ditë për të luftuar në fushën e betejës. Komentet e juaja të sinqerta më shtynë të punoj edhe më tepër, por siç dihet unë nuk kam pasur asnjëherë hapësirë për veprim. Mua asnjëherë nuk me është dhënë shansi të ndërtoj Kosovën në çdo aspekt. Besoni se Kosova është duke humbur kohë, nuk ka lëvizje, nuk ka vizion, nuk ka veprime. Tani mundem të ju them me siguri të plotë se njerëzit që udhëheqin Kosovën janë duke harxhuar paratë e qytetarëve për drejtime të gabuara, për nevojat e tyre, madje e keqpërdorin paranë publike! Kosova po stagnon në vend dhe ngadalë po e humb edhe pozitën e vet ndërkombëtare që e kishte fituar pasluftës.

Shumë keq… edhe një shans i humbur!