Lajme Shqip Wednesday, 12 June 2013 14:53

Prishtinë – Pronari i Rezonancës Ramadan Idrizaj ka bërë një kundër padi ndaj zëvendëskryeministrit Behxhet Pacolli duke kërkuar nga ai dëmshpërblim. Avokati i Idrizajt ka bërë të ditur se Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur të ndërpres procedurën civile me dyshimet e involvimit të palëve në vepër penale. Lidhur me këtë proces tani, sipas Ibrahimajt, do të vendos prokuroria, transmeton KTV. 
Me këtë kundërpadi Idrizaj kërkon nga Pacolli që të zbatoj marrëveshjen e bashkëfinancimit në projektin “Farmed”. Pronari i klinikës ‘Rezonanca”, po e akuzon zv/kryeministrin e Kosovës për shkeljen e tri marrëveshjeve konfidenciale mes tyre për blerjen e “Farmedit” nga AKM-ja. Ndërsa Pacolli ka ngritur padi në vitin 2009, kundër Ramadan Idrizajt, për moskthim të një huaje në vlerë prej 240 mijë euro. 
Pacolli ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga pronari i klinikës Rezonanca, Ramadan Idrizaj. Nëpërmjet avokatit të tij, Fatbardh Makolli, Pacolli ka thënë se Idrizaj e ka mashtruar dhe se ai thjesht ka dashur ta ndihmojë për ta hapur një spital në objektin e “Farmedit”, që ligjërisht e posedon Pacolli.