Lajme Shqip Monday, 18 July 2011 14:00

Prishtinë – Zv/kryeministri aktual  Kosovës dhe ish-presidenti Behgjet Pacolli, nesër e pasnesër do të jetë nikoqir i një takimi të përbashkët me tre ish-presidentë.

Bëhet e ditur se Pacolli i ka ftuar të qëndrojnë në Kosovë ish-presidentët shqiptarë Rexhep Meidani e Alfred Moisiu dhe atë kroat, Stipe Mesiq.

Më 19 e 20 korrik, gjatë sa do të qëndrojë ish-presidenti korat Stjepan Mesiq, në Kosovë, do të zhvillohet edhe një takim ish-presidentësh, ku do të marrin pjesë ish-presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, ish-presidenti kroat, Stjepan Mesiq, dhe ish-presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu”, thuhet në një komunikatë të qeverisë së Kosovës.