Lajme Shqip Friday, 14 August 2015 11:52

Edhe pse ishte paralajmëruar që shefit të Zyrës serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq nuk iu dha leja për të qëndruar në territorin e Kosovës, ai është parë sot në Mitrovicë.

Ndonëse nuk është parë gjatë turmës së protestuesve, burime të KosovaPress-it bëjnë me dije se Gjuriq ka qëndruar në zyrën e partisë së Ivanoviqit për disa minuta dhe i është shmangur njerëzve.

Praninë e tij e tregojnë edhe disa fotografi të portalit serb Tanjug.