Lajme Shqip Friday, 29 July 2011 19:43

Prishtinë – Organet kompetente të Norvegjisë kanë konfirmuar se shtetësja kosovare Lejla Selaci rezulton e vrarë. Këtë e bëri të ditur ambasadori i Republikës së Kosovës në Suedi, Lulzim Peci.

17-vjeçarja Selaci gjendej në mesin e të zhdukurve të tragjedisë që ndodhi një javë më parë në Norvegji.

Në momentin e hapjes së zjarrit nga 32-vjeçari Anders Behring Breivik, 17 vjeçarja me prejardhje nga Vushtrria, ishte në një delegacion në Konventën e të Rinjve në ishullin Utoya.

Kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në Norvegji që prej Luftës së Dytë Botërore.