Lajme Shqip Sunday, 24 July 2011 19:37

Oslo: Mes viktimave të masakrës së Norvegjisë, rezulton e zhdukur edhe shqiptarja nga Kosova, Lejla Selaci.

Shqiptarja me shtetësi norvegjeze, Lejla Selaci mësohet se ka qenë në Konventën e të rinjve në ishullin Utoya. 
Grupe të ndryshme të shqiptarëve në Skandinavi kanë përhapur alarmin për vajzën shqiptare, ndërkohë luten që Lejla të gjendet sa më parë. 
Anders Bering Brejvik, 32 vjeç, u arrestua nga policia të premten, pasi dyshohet se ka qëlluar për vdekje të paktën 85 persona në një takim rinor të Partisë Laburiste në ishullin Utoja, si dhe për shpërthimin në ndërtesat e qeverisë në Oslo, ku humbën jetën 7 persona. (LajmeShqip.com)