Lajme Shqip Thursday, 15 August 2013 13:48

Prishtinë – Zëdhënësi i OSBE-së në Kosovë Nikola Gaon ka deklaruar se nuk beson në shtyrje të zgjedhjeve në Kosovë të caktuara për 3 nëntor.

Lidhur me kontestin ndërmjet Prishtinës e Beogradit se si do të duken fletëvotimet, Gaon i ka thënë agjencisë serbe Beta se OSBE shpreson se do të “gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dy palët për të gjitha çështjet e hapura”, raporton koha.

Ai ka shtuar se është i gatshëm të transmetojë qëndrimet e subjekteve politike për Prishtinën dhe të kundërtën si dhe të ndihmojë për informim të zgjedhësve.

Gaon ka treguar se me kërkesë të Beogradit e të Prishtinës OSBE ka zhvilluar mekanizmat edhe për votim të të shpërngulurve jashtë Kosovës.