Lajme Shqip Friday, 08 April 2011 11:03

Prishtinë – OSBE-ja sot i ka dhuruar Gjykatës Supreme të Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit 400 botime të përmbledhura nga 11 raporte që ka bërë OSBE-ja në fushën e sundimit të ligjit.

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës Fejzullah Hasani tha se rekomandimet të cilat gjenden në këto vëllime librash do të shërbejnë për të evituar mangësit me të cilat janë paraqitur nëpër gjykata dhe prokurori. Hasani përmendi dy nga problemet që është paraqitur me së shumti ai rreth paraburgimit  dhe problemet në arsyetimin e vendimeve.

Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, përmendi mungesën e prokurorëve dhe gjyqtarëve por ai tha se në muajit maj dhe qershor do të bëhët emrimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve të rinj.

Këto vëllime janë përmbledhur nga 116 raportë të OSBE-së që nga vitit 1999 e deri më sot e që janë fokusuar në proces të duhur ligjor dhe gjykim të drejt tha zevendës shefi i OSBE-së Eduard Joseph.

“Tema e raportit është sigurimi i qasjes në sistemin e drejtësisë. Kuptohet se gjithmonw pjesë e kësaj kanë qenë pajtueshmeria për veprimet rreth perputhjeve më standardet ndërkombetare që për Kosovën dhe procesin e saj në integrimet evropiane është shume e rendesishme”, tha Eduard Joseph.

Këto libra do të shpërndahen nëpër të gjitha prokurorit dhe gjykatat e Kosovës, që kryesisht bëjnë fjalë për të Drejten civile dhe penale të Kosovës.