Lajme Shqip Tuesday, 29 November 2011 19:18

Kryesuesi i radhës së OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Audronius Azubalis ka dënuar sot sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it në veriun e Kosovës.

“Çdo sulm ndaj paqeruajtësve ndërkombëtarë është i papranueshëm dhe asgjë nuk e arsyeton dhunën. Të gjithë të lënduarve ju urojmë shërim të shpejtë”, tha Azubalis.

“Duhet të ketë kthim në dialog paqësor dhe bashkëpunim të plotë me KFOR-in dhe EULEX-in. Çështjet e hapura duhet të zgjidhen në mënyrë të qetë dhe të përgjegjshme përmes dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës të udhëhequr nga BE-ja, e jo përmes dhunës”.