Lajme Shqip Tuesday, 18 August 2015 09:25

Kanë aplikuar për leje ndërtimi për banim individual (shtëpi dykatëshe), por shteti turk përmes organizatës së saj, po ndërton shkollën e parë në qytetin e Pejës, për mësime kuranore, i cili tashmë është para përfundimit.

Investitori i shkollës për mësime kuranore në Pejë, është Departamenti për Çështje Fetare në Turqi, “Dijaneti”, që vepron në kuadër të presidentit Rexhep Erdogan, e cila nga paslufta ka marrëveshje me Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK). Në dokumentet që posedon gazeta “Zëri”, “Dijaneti” ka aplikuar në Drejtorinë e Urbanizmit në Pejë, për të marrë leje për ndërtimin e një objekti “banim individual” dykatësh në Pejë.

Por qëllimi ka qenë tjetër: ndërtimi i institutit “Hivzi Mehmet Akif Ersoj” për mësime kuranore, e cila ka filluar.