Lajme Shqip Monday, 19 March 2012 18:10

Budapest – Kryeministri Sali Berisha mbërriti në hungari ku ka nisur vizitën e tij 3 ditore me ftesë të homologut Viktor Orban. Dhe takimi i parë ishte pikërisht me mikpritësin e tij, numrin 1 të qeverisë hungareze Orban në pallatin kryeministror në Budapest.

Pas diskutimeve të dy delegacioneve dhe takimi kokë më kokë dy shefat e qeverisë dolën në konferencë për mediat ku kryeministri hungarez Viktor Orban rezervoi fillimish një vleresim mjaft të vecantë për shefin e qeverisë shqiptare Berisha sa I takon rolit të këtij të fundit në historinë moderne shqiptare.

Dhe duke iu përgjigjur këtij vlerësimi të bërë nga homolu i tij, shefi i qeverisë shqiptarë tha se kombi Hungarez ka shërbyer si një shembull I madh frymëzimi për të gjitha kombet e shtypura. Sipas Orban “Shqipëria ka kaluar një nga diktaturat më të mëdha dhe më të këqijat e të gjithë historisë evropiane, ndaj mendoj se shqiptarët e dinë më mirë se ç‘do të thotë të jetosh në diktaturë. Në këtë kontekst, është vërtetë një nder i madh që të kemi sot këtu një luftëtar të demokracisë si ty, zoti Kryeministër i Shqipërisë”.

Ndërsa Berisha iu përgjigj këtij vlerësimi duke thënë se “Hungaria dhe revolucioni i saj kanë qenë një nxitje e madh për të gjithë popujt e shtypur dhe sidomos për Shqipërinë”.

Dy kryeministrat u ndalën jo pak në mardhëniet e hershme qe kanë patur të dy vendet duke nisur që me aleancës që dy heronjtë tanë kombëtarë Skënderbeu e Janosh Huniadi kanë patur.

Por në ditët e sotme por ajo që shtrohet si nevojë immediate mes dy vendeve, është intensifikimi i mardhënieve e ekonomike.

Hungaria mbështet fuqishëm integrimin e shqipërisë në bashkimin europian ashtu si për të gjithë vendet e ballkanit perëndimor. Për kryueminsitrin hungarez ky proces nuk I shërben vetëm Shqipërisë, por edhe si mundësi për BE-në që të fillonte rritjen ekonomike pas recensionit.

Në këtë drejtim, Orban vlerësoi se “Pyetja është se cili do të ishte hapi i parë që duhet të bënim për të rritur ekonominë në Evropë?. Për  mendimin tim hapi i parë do të ishte që shtetet e Ballkanit Perëndimor të hynin në Bashkimin Evropian. Prandaj, jo vetëm ne, por edhe Evropa, e ka të rëndësishme që Shqipëria të bëhet pjesë e Komunitetit Evropian.  Shpresoj që kjo gjë të ndodhë sa më shpejt, pra që Shqipëria të hyjë në BE. Kjo do të ishte një gjë e mirë jo vetëm për Evropën, por edhe për shqiptarët kudo që ata të ndodhen, qoftë brenda kufijve të Shqipërisë, qoftë jashtë  tyre. Prandaj, i uroj suksese të mëtejshme zotit Berisha për punën që ai ka  përpara për të bërë.”