Lajme Shqip Friday, 18 September 2015 08:10

Opozita kosovare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, prej sot do të fillojë aktivitetin e radhës kundër “Zajednicës”, respektivisht kundër marrëveshjes së datës 25 gusht ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Serbisë.

Sipas komunikatës së lëshuar nga VV, prej sot partitë do të fillojnë me grumbullimin e nënshkrimeve për peticionin kundër “Zajednicës, që do të organizohet në të gjitha qytetet e Kosovës.

Kryetarët e tri subjekteve, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, do të nënshkruajnë peticionin në orën 11:00, në tendën që është e vendosur afër Ministrisë së Kulturës, ku do të ketë edhe prononcim për media.