Lajme Shqip Monday, 28 March 2011 10:45

Prishtinë – Bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe forma se si po zhvillohen, mbeten në fokus të veçantë në politikën kosovare.

Qeveria ka bërë të ditur se u janë dërguar ftesa për të dhënë kontibutin e tyre në këto bisedime edhe partive opozitare.

Por, opozita hedh poshtë deklaratat se ata kanë marrë një ftesë të tillë në mënyrë zyrtare.

Kujtim Shala, nga LDK-ja, ka thënë se kjo parti nuk ka marrë një ftesë të tillë.

Edhe Ernest Luma, zëdhënës në AAK, po ashtu ka deklaruar se qeveria, vetëm në mënyre joformale u ka bërë një ftesë të tillë, por asnjëherë në mënyrë zyrtare.

Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëndosje, ka deklaruar se një ftesë për bidesime dhe për një takim me kryesuesen e delegacionit Edita Tahiri, e kanë marrë para dy javësh.

Ndryshe, Konjufca ka deklaruar se Vetvendosje është kundër këtij dialogu dhe nuk pranon të jetë pjesë e takimit Kosovë-Serbi.