Lajme Shqip Thursday, 10 September 2015 14:08

Përkundër thirrjeve të shumta për protesta të partive opozitar, në kundërshtim të marrëveshjeve të fundit të arritura me palën serbe në Bruksel, ata ende nuk kanë caktuar një datë të saktë për këtë tubim të radhës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se ende nuk kanë caktuar një datë për një protestë më madhore, mirëpo ka bërë me dije se ky subjekt politik do të vazhdojë më aksione simbolike kundër këtyre marrëveshjeve.

“Ne ende nuk kemi saktësuar datën se kur do të mbahet ndonjë protestë e përbashkët kundër Zajednicës, por do të vazhdojmë me aksione simbolike që kundërshtojnë këtë marrëveshje”, ka thënë Ymeri, raporton lajmi.net.