Lajme Shqip Tuesday, 09 August 2011 22:37

Tiranë – Ka zbritur deri në punimet te tunelii i rrugës Elbasan-Tiranë, ministri Transporteve i Qeverisë së Shqipërisë, Sokol Olldashi.

Të martën ai i ka inspektuar punimet në projektin më të madh aktual të qeverisë.

“Kanë avancuar punimet në tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan, projekti më madhor infrastrukturor që vendi ka në vazhdim e sipër. Kanë vijuar rrugët hyrëse për të mbërritur deri te kjo pikë e malit ku ne do të futemi në tunel,” tha Olldashi.

Sipas tij, “punimet po ecin tërësisht në përputhje me kalendarin e punimeve, me axhendën që kompania ka në bazë të kontratës së lidhur me Drejtorinë e Rrugëve. Tunelin sipas të gjitha gjasave qytetarët do ta kenë gati në fillim të vitit 2013″.

Punimet në tunel po kryhen nga një kompani greke, e cila u shpall fituese në tender, pasi ofroi ta ndërtonte atë me vlerën 8.3 miliardë lekë. Në total rruga e re që do të lidh Tiranën me Elbasanin pritet të kushtojë 380 milionë euro.