Lajme Shqip Friday, 18 September 2015 18:56

Paneli i gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ka vendosur që Oliver Ivanoviq nga tash e tutje të mbahet në arrest shtëpiak. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Nebojsha Vlajiq.

Ivanoviqit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej dy muajve.

“Ivanoviq është liruar nga paraburgimi. Ai ka qenë në arrest shtëpiak pasi është liruar nga spitali në Mitrovicë ku mbahej”, ka thënë avokati për agjencinë e lajmeve BETA.

Sipas tij, Ivanoviq vendimin e gjykatës do ta presë gjersa mbahet nën arrest shtëpiak.