Lajme Shqip Friday, 21 August 2015 07:59

Oliver Ivanoviq, mbrëmë rreth orës 17:00, është dërguar urgjentisht në Njësinë Koronografike të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë për shkak të dhimbjeve në gjoks.

Sipas fjalëve të bashkëshortes së Oliver Ivanoviqit, Milena Popoviq, të cilës i është lejuar ta shoh atë “vetëm një minutë”, Oliveri për shkak të dhimbjeve në gjoks urgjentisht është dërguar në kurim intensiv.

Kryetari i kolegjiumit të mjekëve që kujdesën për gjendjen shëndetësore të Ivanoviqit, Milan Jakovljeviq, ka deklaruar se lideri i Iniciativës Qytetare SDP ka simptome të angina pektorise, për çka është dërguar në kurim intensiv në njësinë koronografike të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë, transmeton Indeksonline.

Jakovljeviq i ka thënë agjencisë Beta se Ivanoviq pas shikimit ka marrë terapi adekuate dhe se po e përcjellë gjendjen e tij shëndetësore.

Ivanoviq, pas tetë ditë grevë urie në burgun e Mitrovicës, të shtunën ishte dërguar në spitalin e Mitrovicës. Ai kishte hyrë në grevë urie që t’i mundësohej mbrojtja në liri.

Ai në spital merr vetëm ushqim të caktuar nga terapia.

Ivanoviq akuzohet për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë të kryer gjatë viteve 1999-2000. Paraburgimi i skadon më 26 gusht, kurse vazhdimi i gjykimit është caktuar më 10 shtator.