Lajme Shqip Tuesday, 25 February 2014 12:08

Korporata Energjetike e Kosovës planifikon të nënshkruajë një kontratë në vlerë prej mbi 5 milionë eurosh për riparimin e turbinave dhe gjeneratorëve elektrikë të termocentralit Kosova A.

Kryerjen e kësaj pune ia ka besuar një konzorciumi që ka në përbërje kompaninë Poëer Machine të miliarderit të njohur rus Alexey Mordashov, i përshkuar si mik i presidentit rus Vladimir Putin.

Arben Gjukaj, drejtor gjeneral i KEK-ut, mban në zyrën e tij flamurin amerikan ngjitas me të Kosovës dhe atë të ndërmarrjes publike të energjisë, teksa tregon se pse KEK-u shpalli fitues kompaninë e njohur ruse Poëer Machine, në një tender në vlerë prej mbi 5 milionë euro, raporton Gazeta Jeta në Kosovë.

Poëer Machine është pjesë e konzorciumit që ka në përberje kompaninë Monting Energetika nga Maqedonia dhe kompaninë bullgare Cerb.

Ndërmarrja publike e energjisë shpalli fitues këtë konzorcium, përkundër se një vit më herët e kishte eliminuar për shkak të dyshimeve për manipulime me çmime. 

Oferta më e ulët e përgjegjshme, është arsyeja që drejtuesit e KEK-ut theksojnë se bindi ata për ta shpallur këtë konzorcium fitues të tenderit. 

Kompania Poëer Machine që është pjesë e konzorciumit, drejtohet nga Alexey Mordashov, një prej biznesmenëve më të njohur rusë në botë. 

BBC-ja kur publikoi një profil për të, më 14 qershor të vitit 2006, e përshkroi atë si figurë kontroverse.

Tregohet se biznesmeni ka marrë nofkën “Tanku”, një “Njeri i hekurt”  me të cilin nuk bën të përzihesh.

“Ai ka bërë marrëveshje të komplikuara financiare për të siguruar pronësinë e Severstal nga privatizimi i vitit 1999 në Rusi dhe thuhet të ketë vëmendjen dhe favorizimin e Presidentit Vladimir Putin”, shpjegohet në artikull.

Neë York Times raportoi më 28 maj të vitit 2006 se Mordashov ka lidhje te ngushta me Vladimir Putin-in dhe persona të tjerë të rëndësishëm në politikën ruse, si dhe marrëdhënie biznesi brenda një kuadri të njohur si “Grupi i St. Peterbourg-ut”. /JNK/