Lajme Shqip Wednesday, 08 February 2012 17:19

New York – Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit ku po diskutohet raporti 3-mujor i sekretarit të Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon.

Në qëndrimin e OKB-së është vlerësuar marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për kufijtë çka është vlerësuar si një vullnet i mirë mes palëve.

Përfaqësuesi shqiptar në Këshillin e Sigurimit, kryediplomati kosovar Enver Hoxhaj theksoi se Kosova ka bërë progres të madh në zhvillimin e saj si dhe ka forcuar institucionet e vendit.

Sipas tij, Qeveria ka qenë aktive për nevojat e shoqërsë, duke shtuar se janë miratuar 20 ligjet më të rëndësishme për vendin.

“Duam të ndryshojmë politikat e konfliktit pasi Kosova demokraci shumetnike, por premtimet e Serbisë janë boshe”, theksoi Hoxhaj.

Ai tha se njohja e mëtejshme e Pavarësisë së Kosovës është një objektiv kryesor dhe se për këtë do vijohet të ounohet më tej.

Ndërsa Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç tha se tensionet janë ulur kohët e fundit në veri.

“Serbia e dënon dhunën, ndërsa vlerësojmë se dialogu mes dy vendeve ka shënuar rezultate pozitive dhe zgjidhja përfundimtare shihet te negociatat. EULEX ka bërë punë të mirë me drejtësinë dhe për këtë e përgëzojmë”, u shpreh Jeremiç.