Lajme Shqip Wednesday, 26 September 2012 15:10

New York – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Kasiviswanathan Shanmugam.

Me këtë rast, Ministri Hoxhaj edhe zyrtarisht ia ka dorëzuar Ministrit të Singaporit kërkesën formale për njohjen e pavarësisë së Kosovës shtet sovran dhe të pavarur.

Ministri Hoxhaj ka thënë se shtetet e vogla si Singapori dhe Kosova duhet të mbështesin njëra-tjetrën.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Drejtësisë, Kasiviswanathan Shanmugam ka thënë se shteti i tij do ta shqyrtojë kërkesën e Ministrit Hoxhaj për të njohur Kosovën.

Ai ka siguruar Ministrin Hoxhaj se Singapori ka një qëndrim shumë pozitiv për shtetin e pavarur të Kosovës.(LajmeShqip.com)