Lajme Shqip Tuesday, 12 July 2011 17:30

Ohër- Në ambientet e hotelit “Inex”, në Ohër, ka vazhduar dita e dytë e takimit të presidentëve të vendeve të rajonit, në takimin e quajtur  “Samiti i Ohrit 2011”.

Presidentët Gjorgje Ivanov, si nikoqir i takimit, Bamir Topi i Shqipërisë, Atifete Jahjaga e Kosovës dhe Filip Vujanoviq i Malit të Zi, gjatë takimeve bilaterale, kanë dhënë vlerësimet e tyre rreth çështjeve që kanë të bëjnë me interesat e përgjithshme rajonale.

Gjatë takimeve bilaterale të presidentëve, është vlerësuar se është momenti i duhur për konkretizimin e bashkëpunimit në disa fusha, siç janë: infrastruktura rrugore dhe energjetike, ekonomia, në fushën e mbrojtjes së ambientit jetësor, dhe lufta e përbashkët  kundër kriminalitetit të organizuar. Bashkërisht, bile është konstatuar poashtu se takime të këtilla, të këtij niveli janë sinjale të qarta deri tek shoqëritë-Qeveritë, për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit, ndërmjet  resorëve të ndryshëm, si dhe të përforëcohen e intensifikohet intensiteti i këtyre takimeve. Nevojë imediate e dinamizimit të takimeve drejt përpjekjeve të përmirësimit të gjendjes në fushat e ndryshme, për të cilat është biseduar. Po ashtu, gjatë takimeve bilaterale, janë këmbyer edhe informacione dhe mendime për eksperiencat e ndryshme dhe mendimet për gjendjen e përgjithshme ekonomike dhe situatën në rajon. Një ndër temat e biseduara kanë qenë edhe përpjekjet dhe sfidat për euro-integrimet, dhe integrimi në NATO, si prioritet i vendeve të rajonit, por edhe si prioritet i rajonit. Në orët e pasdites, pjesëmarrësit në këtë Samit, presidentët e vendeve të Ballkanit, para gazetarëve do të prononcohen rreth takimit dhe do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve, dhe pas drekës që shtron presidenti Gjorgji Ivanov, për nderë të mysafirëve, do të bëhet një shëtitje me anije, ndërsa në mbrëmje, presidentët do të marrin pjesë në hapjen e festivalit të 51-të ndërkombëtar, “Vera e Ohrit”, ku do të ketë rast të ndjekin veprën e Ottorino Respighit, “Trilogia Romana”.