Lajme Shqip Friday, 14 August 2015 12:38

Arsyet e kundërshtimit të fuqishëm të shtetit serb ndaj anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, i ka bërë publike në televizioni RTS, Velko Odalloviq.

Arsyet e kundërshtimit të fuqishëm të shtetit serb ndaj anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, i ka bërë publike në televizioni RTS, Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Velko Odalloviq.

Ai ka thënë për televizionin serb RTS se në rast se Kosova anëtarësohet në UNESCO, nuk është se kishat dhe manastiret serbe do të dëmtoheshin, shkatërroheshin apo rrezikoheshin në ndonjë mënyrë, por për pasojë, e gjithë kjo pasuri kulturore serbe dhe kishtare do të trajtohej dhe regjistrohej si trashëgimi dhe pasuri kulturore e të ashtuquajturit shtet i Kosovës.

Sipas Odalloviqit, lufta midis Serbisë dhe Kosovës për pranim apo jo të Kosovës në UNESCO, do të marrë epilogun e saj në shtator apo eventualisht në tetor.