Tiranë- Ish- kryeministri, Sali Berisha, publikoi një letër, që i ka dërguar Presidenti amerikan, Barack Obama.
Në letër shprehen falënderime për punën që ka bërë Berisha për të ruajtur stabilitetin në rajon, por edhe për kontributin e dhënë në misionet paqeruajtëse në botë.
Ndërkohë, në letër i thuhet se Berishës se duhet të bëjë një opozitë efektive dhe konstruktive, shkruan tema.
“Ka qenë nder dhe kënaqësi që kam punuar me Ju gjatë mandatit Tuaj si Kryeministër i Shqipërisë. Shqipëria është një aleat dhe mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne gëzojmë një partneritet të fortë në shumë fusha. Si Kryeministër, Ju keni ndihmuar ne thellimin dhe forcimin e lidhjeve midis dy vendeve tona.
Unë dua t’Ju falenderoj për mbështetjen Tuaj ndaj përpjekjeve tona në Afganistan dhe Siri si dhe për punën Tuaj në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan. Do të doja gjithashtu të rikonfirmoj mirënjohjen time për bashkëpunimin e qeverise suaj në lehtësimin e transferimit të të burgosurve të Guantanamo Bay dhe banorëve të Hurriya Camp. Këto janë çështje të rëndësishme dhe ne e vlerësojmë mbështetjen e fortë të Shqipërisë.
Ndërsa Ju kaloni në rolin Tuaj si një anëtar i rëndësishëm i opozitës, unë e di se Ju do të mbeteni i angazhuar pozitivisht në procesin e ndërtimit të kauzës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria ka nevojë për një opozitë efektive dhe konstruktive që fokusohet në zhvillimet e vendit dhe punon me qeverinë e re për të prodhuar rezultate të prekshme për popullin shqiptar,” thuhet në letër.
|

19 June 2014 13:15
17 June 2014 14:50
16 June 2014 13:42
12 June 2014 22:34
1 April 2014 12:34
2 March 2014 16:11
27 February 2014 14:52
27 February 2014 12:22
21 February 2014 14:11