Lajme Shqip Friday, 18 September 2015 17:05

Eurostat ka publikuar këtë të premte shifrat zyrtare të numrit të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave, Shqipëria renditet e treta për nga numri i kërkesave për azil pas Sirisë dhe Afganistanit.

 “Me 17700 aplikime të reja gjatë tremujorit të dytë të vitit 2015 (ose 8 % e totalit të aplikimeve në BE)”,-shkruan Eurstat.

Pothuajse 90 për qind e tyre kanë aplikuar në Gjermani.

Shtetet e BE-së janë përballur me një numër gjithnjë e në rritje të emigrantëve edhe në tre mujorin e dytë. Eurostat thotë se mbi 210.000 kërkesa për azil janë regjistruar në vendet e BE-së në tre mujorin e dytë dhe një e treta janë nga Siria apo Afganistani.

Ajo që bie në sy në shifrat e Eurostat është ulja e azilkërkuesve nga Kosova.

Kosovarët ishin në krye të kërkesave për azil për herë të parë në tre mujorin e parë të vitit 2015, por tashmë kërkesat e tyre janë ulur në pothuajse me 10.000 në tre mujorin e dytë.

Sipas shifrave të publikuara, pothuajse 1 nga 3 azilkërkues kanë aplikuar në Gjermani. /panorama/