Lajme Shqip Thursday, 29 August 2013 12:14

Tiranë- Gjashtë familje, banorë të një godine në Tiranë janë përplasur sot me përmbaruesit të cilët kanë tentuar ti nxjerrin nga një ndërtesë që duhet t’i kthehet pronarit të saj. Përplasja ka ndodhur në rrugën “Kont Urani”, ku tetë makina policie kanë mbërritur menjëhërë në vendgjarje dhe kanë bllokuar rrugën, raporton albeu. 

Ata pretendojnë se kjo ka qënë shtëpi publike që para viteve 1930. “Nuk dalim jashtë pagjak”, shprehen banorët për News 24. Gjatë konfrontimit një personi i ka rënë të fikët, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat një tjetër banor, duke iu ardhur në ndihmë kështu përmbaruesve privatë të kryejnë detyrën e tyre.