Lajme Shqip Saturday, 08 August 2015 16:03

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, e ka quajtur jo njerëzor pretendimin e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, për rishkrimin e historisë.

Thaçi i është përgjigjur kryeministrit të Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili ka paralajmëruar se në konferencën e ardhshme për Ballkanin Perëndimor në Vjenë do të propozojë që të caktohet një ditë e përbashkët e përkujtimit të viktimave në konfliktin në hapësirën e ish-Jugosllavisë.

“Pretendimi i lidershipit serb për relativizimin dhe rishkrimin e historisë dhe barazimin e atyre që nxitën, organizuan dhe kryen gjenocid me ata që u mbrojtën në vendin e vet nuk është njerëzore dhe nuk i shërben pajtimit. Pajtimi duhet t’i shërbej së ardhmes dhe jo politikës ditore e spektakleve mediale”, ka shkruar Thaçi në Facebook.